Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Drejtuesi i Bordit Këshilldhënës të Ecolog International, Lazim Destani, gjatë ditës së sotme priti në vizitë ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, zonjën Christine Althauser.

Gjatë vizitës u bisedua për tema me rëndësi të përgjithshme shoqërore dhe në veçanti për zhvillimin ekonomik të vendit.

Z.Destani ndër të tjera e njoftoi ambasadoren gjermane edhe për mbështetjen që përmes kultivimit dhe zhvillimit të zinxhirit furnizues, Ecolog International i jep tregut rajonal, duke inkurajuar bashkëpunim me komapnitë prodhuese për ofrimin e prodhimeve të tyre nëpër vendet ku Ecolog operon. – Domen ky që deri tani po funksionon me shumë sukses dhe që është në zhvillim e rritje.

Zonja Althauser, i dëshiroi Ecologut dhe grupacionit në Gjermani, Holandë e kudo që janë shumë suksese në punën e përkyer që bëjnë.

Ambasadorja gjermane, pas përfundimit të takimit e falënderoi z. Destani për mikpritjen e ngrohtë në Ecolog. Ajo shtoi se nga vet emri “Ecolog” ,pjesa “Eco” është tërheqëse për çdo gjerman të ditëve të sotme, andaj edhe është shumë e lumtur që sot mësoi se çka qëndron prapa emrit të Ecolog-ut.

Do doja të shtoj se sot e pashë që Ecolog në fakt do të thotë punë në progres, punë që vazhdimisht përparon. Ecolog është aktiv në shumë fusha, mes tjerash, përvec shërbimeve që ofron, ato në formë aktive punojnë në fushën e trajnimit, arsimit dhe angazhimit social, dhe për këtë e uroj z. Destanin dhe i uroj shumë sukses” – deklaroi Ambasadorja Althauser.

Lazim Destani duke falënderuar ambasadoren për vizitën që i bëri kompanisë Ecolog, tha se e kishte për nder që ta presë në zyrat e tij në Tetovë ambasadoren e shtetit që ai dhe familja e tij e konsiderojnë shtëpi të dytë, pra ambasadoren e Gjermanisë. Ai poashtu theksoi bashkëpunimin e ngushtë e të vazhdueshëm me ambasadën gjermane, edhe sepse vet zyrat në Tetovë janë filialë e zyrës gjermane të Ecolog në Dyzeldorf.

Sot patëm mundësi ta informojmë ambasadoren për punën që bëhet këtu, në përgjithësi kemi biseduar për shumë pika bashkpunimi në të ardhmen, veç tjerash edhe për të hapur vende pune këtu në rajon dhe në veçanti në Maqedoni. Më pas u bisedua edhe për zhvillime të tjera, veçanërisht ofrimin e shanseve dhe mundësive për rininë tonë që të prosperojnë në jetën dhe karrierën e tyre”.

Bashkëpunimi me odën ekonomike gjermano-maqedone është edhe një komponentë e rëndësishme që Ecolog ka me Gjermaninë, potencoi Destani.

Përndryshe kjo ishte vizita e dytë brenda javës që i bëhet Ecolog, nga ambasadorë të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar.

IMG_2575 IMG_2609 IMG_2685 IMG_2733

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Të Ngjajshme